Zgjedhjet në Kosovë, votuesi në Rahovec shkruan në fletën e votimit emrin e golashënuesit të kombëtares Rey Manaj

Zgjedhjet në Kosovë, votuesi në Rahovec shkruan në fletën e votimit emrin e golashënuesit të kombëtares Rey Manaj

Një detaj domethënës ka ardhur nga zgjedhjet lokale në Kosovë, një ditë pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultatin 1–0. Autori i golit të vetëm, Rey Manaj, duket se ka hyrë edhe në zemrat e votuesve përtej fushës së lojës. Në një fletë votimi në Komunën e Rahovecit, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, një qytetar ka vendosur të mos votojë asnjë nga kandidatët zyrtarë për kryetar komune. Në vend të kësaj, ai ka shënuar me dorë emrin Rey Manaj, duke i vënë edhe një shenjë votimi pranë tij. Në listë figuronin kandidatët Ali Dula (Vetëvendosje), Burim Krasniqi (LDK), Smajl Latifi (AAK) dhe Edon Cana (PDK), të gjithë garues për kryetar të Rahovecit, por votuesi ka zgjedhur ta “votojë” fituesin e tij,...