Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Sekretarja e PDK bën thirrje: Vazhdoni të votoni, partia po fiton besimin e popullit
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në konferencën e fundit për media, ka thënë pjesëmarrja e qytetarëve në votime është e kënaqshme dhe se mbështetja për PDK-në po rritet dukshëm. Çitaku ka konfirmuar se komunat të cilat shkojnë pa balotazh janë komunat e Partisë Demokratike të Kosovës. “Në shumë komuna, raportet që po marrim nga terreni janë tej mase pozitive. PDK po prin bindshëm dhe me epërsi të dukshme, falë punës, përkushtimit dhe besimit të qytetarëve tanë”, ka thënë ajo. Çitaku i ka ftuar qytetarët që ende nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës, ta bëjnë këtë deri në orën 19:00. “Ne i ftojmë të gjithë qytetarët që ende nuk kanë votuar, të dalin tani, menjëherë, dhe ta...