Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pamje të rralla nga veriu i vendit/ Shembet masivi shkëmbor në Theth (VIDEO)
Një masiv shkëmbor në malësinë e Thethit është shembur së fundmi, duke krijuar një imazh të paprecedentë në zonë. “Në Theth shembet mali”, është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka ndarë pamjet në rrjetet sociale. Ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarjeje, ndërsa deri më tani nuk raportohet të ketë dëme në njerëz apo materiale për shkak të largësisë së shembjes nga zonat e banuara.