‘Kosovë, pjesëmarrja e votuesve në rritje’ – Arifi: Qytetarët duan zgjidhje për problemet e përditshme, jo retorikë politike

‘Kosovë, pjesëmarrja e votuesve në rritje’ – Arifi: Qytetarët duan zgjidhje për problemet e përditshme, jo retorikë politike

Analisti Dritëro Arifi, në një lidhje për edicionin informativ të mesditës në Syri TV, ka komentuar zhvillimet e procesit zgjedhor në Kosovë, duke theksuar se zgjedhjet lokale po zhvillohen në mënyrë të qetë dhe me pjesëmarrje të lartë, por në thelb janë “nën hijen” e garës që po përgatitet për zgjedhjet nacionale. Sipas Arifit, partitë politike nuk e kanë përqendruar vëmendjen tek fushata lokale, pasi janë më të fokusuara në terren për përgatitjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen në fund të këtij viti. Arifi shtoi se ndonëse ka pasur raste të izoluara të intimidimeve të panevojshme, në thelb procesi ka ecur mirë dhe ka shënuar një zhvillim pozitiv, duke pasur shumë më pak fjalor urrejtjeje se në zgjedhjet e mëparshme. LEXO EDHE: Ku...