Zëdhënësja e Netanyahut: Pengjet izraelite në Gaza pritet të lirohen të hënën në mëngjes

Zëdhënësja e Netanyahut: Pengjet izraelite në Gaza pritet të lirohen të hënën në mëngjes

Një zëdhënëse e kryeministrit izraelit ka njoftuar se 20 pengjet izraelite të mbajtura në Gaza pritet të lirohen herët të hënën në mëngjes. Zëdhënësja Shosh Bedrosian sqaroi se pengjet do të lirohen të gjithë njëkohësisht dhe do të transportohen me gjashtë deri në tetë automjete të Kryqit të Kuq, përpara se të kthehen në Izrael. Ajo theksoi se Hamasi nuk do të organizojë ndonjë ceremoni propagandistike pas lirimit, siç ka ndodhur në shkëmbimet e mëparshme. “Pengjet do të lirohen pa ndonjë shfaqje makabre nga Hamasi, organizata terroriste,” tha Bedrosian, sipas CNN. Ndërkohë, Wall Street Journal raportoi se Hamasi ka informuar Izraelin, përmes ndërmjetësve arabë, se ka 20 pengje izraelite të gjalla dhe është gati të nisë lirimin e tyre që sot. Ky është konfirmimi i...