Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pesticide edhe kontrabandë në Shqipëri, 23 ngarkesa fruta-perime të kontaminuara/ AKU: Gjobë 25 farmacive bujqësore
23 ngarkesa me pesticide mbi normë janë identifikuar në kufijtë e Evropës me produkte shqiptare vetëm përgjatë 9 muajve të këtij viti, shumica me të njëjtat produkte; speca, domate apo fruta. Ky fenomen i përsëritur nuk po ndalet as nga paralajmërimet, gjobat apo ndjekjet penale.Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thotë për Report TV se vetëm gjatë këtij viti janë marrë 109 sinjalizime nga Ministria e Bujqësisë apo AKU për pesticide mbi nivelin e lejuar. Pas kontrolleve, 28 raste ose gati 26% e fermerëve të inspektuar u dërguan për hetim penal për përdorim mbi normë i pesticideveose përdorim të PMB-ve të palejuara. Në raport me vjet kjo shifër është 7-fishuar, pasi gjatë 2024-ës u referuan 4 raste për hetim penal të fermerëve të...