VIDEO – “Monopatinat elektrike ndalohen në rrugë”, ministrja e brendshme Albana Koçiu merr vendimin

VIDEO – “Monopatinat elektrike ndalohen në rrugë”, ministrja e brendshme Albana Koçiu merr vendimin

Prej ditës së nesërme në të gjitha rrugët e Shqipërisë do të ndalohet përkohësisht qarkullimi i të gjitha monopatinave elektrike. Vendimi është marrë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim edhe me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Kanë qenë pikërisht Koçiu dhe Proda të cilët njoftuan këtë masë ndalimi duke filluar prej ditës së nesërme (13 tetor). Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat. Ministrja Koçiu theksoi se arsyeja e ndalimit është për shkak se cënojnë sigurinë publike.  “Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë. Gjithashtu dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën elektrike si mënyrën...