Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Play off” i Botërorit, Shqipëria në vazon e tretë, kundërshtarët e mundshëm
Fitorja minimale ndaj Serbisë, e ka afruar Kombëtaren shqiptare me “play off”-in e Botërorit. Kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë në Grupin K, me 11 pikë, 4 më shumë se Serbia e vendit të tretë. Një fitore ndaj Andorrës në nëntor, thuajse do të siguronte pjesëmarrjen në fazën “play off”, për Botërorin, megjithëse një kualifikim në fazën finale duket i vështirë. Ndarja e vazove, do të bëhet në muajin nëntor sipas pikëve dhe renditjes së FIFA-s. Megjithatë, llogaritë e para kanë nisur. Faqja e statistikave “Football Meets Data”, e vendos Shqipërinë në vazon e tretë, ku bëjnë pjesë edhe Hungaria, Sllovakia dhe Bosnja Hercegovinë. Sipas rregullores, një skuadër e vazos së tretë, përballet me kundërshtarë nga fazo e dytë, aty ku bëjnë pjesë Polonia, Çekia, Hungaria...