Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

Sipas Ministrit të Jashtëm gjermanJohann Wadephul, ndihma për njerëzit në Rripin e Gazës duhet të fillojë menjëherë. Në Paris, politikani i CDU-së tha: "Jemi gati të ofrojmë ndihmë humanitare në Rripin e Gazës menjëherë." Wadephul mori pjesë në një konferencë të disa ministrave të jashtëm nga vendet evropiane dhe arabe që u mblodh urgjentisht (09.10.2025) në kryeqytetin francez. Ai tha se duhet të merren masa shpejt, sepse "mijëra e mijëra njerëz atje janë ende në rrezik". Që nga fillimi i javës Wadephul theksoi, rëndësinë e një konferencë të përbashkët rindërtimi me Egjiptin: "Por do të duhet të jetë një konferencë politikisht më e gjerë, e cila përcakton gjithashtu një kornizë politike për Rripin e Gazës, dhe sigurisht gjithmonë mban parasysh se qëllimi përfundimtar duhet të jetë një zgjidhje me dy shtete."...