Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Aksident në Memaliaj, shoferi i dehur përplaset me një makinë tjetër
                            POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 40 vjeç, banues në fshatin Qesarat, Memaliaj, pasi në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.