Zelensky, thirrje Perëndimit që të veprojë: Rusia ka kryer mbi 4 mijë sulme ajrore në një javë

Zelensky, thirrje Perëndimit që të veprojë: Rusia ka kryer mbi 4 mijë sulme ajrore në një javë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje sot bashkësisë ndërkombëtare të veprojë, pas një jave me më shumë se 4 mijë sulme ajrore ruse ndaj Ukrainës. “Moska i lejon vetes të përshkallëzojë sulmet e saj, duke përfituar qartë nga fakti që bota është e përqendruar në sigurimin e paqes në Lindjen e Mesme,” shkroi Zelensky në një mesazh në platformën e rrjeteve sociale X. Presidenti ukrainas theksoi se nuk duhet të ketë lehtësim të presionit ndaj Rusisë: “Pikërisht për këtë arsye, nuk duhet të lejohet asnjë lehtësim i presionit. Sanksionet, tarifat dhe veprimet e përbashkëta kundër blerësve të naftës ruse, atyre që financojnë këtë luftë, të gjitha duhet të mbeten në tryezë,” shtoi ai. Sipas Zelenskyt, kjo qasje mund të hapë rrugën për një paqe...