U ekstradua një ditë më parë nga Spanja/ GJKKO lë në burg Juxhin Drazhin, pjesë e grupit të Visit të Pojës

U ekstradua një ditë më parë nga Spanja/ GJKKO lë në burg Juxhin Drazhin, pjesë e grupit të Visit të Pojës

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Juxhin Drazhit, anëtari i grupit kriminal të Elvis Doçit i njohur edhe si Visi i Pojës. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, teksa prokurori Vladimir Mara kërkoi vijimin e masës shtrënguese dhënë më herët në mungesë ndaj tij që u pranua nga togat e zeza. 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafik droge në kuadër të operacionit të koduar “Ura”,u ekstradua një ditë më parë nga Spanja pas arrestimit më 8 gusht nga autoritetet spanjolle në një shtëpi luksoze në Almuñécar (Granada) në të cilën konstatuan se po merreshin masa të shumta sigurie. Shtëpia ishte në një terren të lartë, që i lejonte të monitoronte mjedisin përreth dhe policinë. Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dhe disa pasuri të...