Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zelensky u bën thirrje ndërkombëtarëve: Teksa bota ka sytë tek Lindja e Mesme, Putin vijon sulmet
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë të hënën, pas një jave me më shumë se 4,000 sulme ajrore ruse. “Moska i lejon vetes të përshkallëzojë sulmet e saj, duke përfituar qartë nga fakti se bota është e përqendruar në sigurimin e paqes në Lindjen e Mesme”, shkroi Zelenskyy në një mesazh në platformën e rrjeteve sociale X. “Kjo është arsyeja pse nuk duhet të lejohet asnjë lehtësim i presionit. Sanksionet, tarifat dhe veprimet e përbashkëta kundër blerësve të naftës ruse, atyre që financojnë këtë luftë, gjithçka duhet të mbetet në tryezë”, shtoi ai. Kjo qasje mund të hapë rrugën për paqe të qëndrueshme në Evropë, tha ai. “Bota mund ta garantojë këtë paralelisht me procesin e paqes në Lindjen e...