Të dhëna kontradiktore viktimash në konfliktin afgano-pakistanez

Të dhëna kontradiktore viktimash në konfliktin afgano-pakistanez

Forcat afgane kanë vrarë 58 ushtarë pakistanezë dhe kanë kapur përkohësisht më shumë se 20 poste ushtarake pakistaneze në operacionet hakmarrëse gjatë natës përgjatë linjës së ashtuquajtur Durand, tha sot një zëdhënës i qeverisë talebane në Kabul. ”Nëntë ushtarë afganë u vranë gjithashtu në përleshje”, tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid në një konferencë për shtyp. Shifrat mbeten të paverifikuara nga burime të pavarura. Ndërkohë, ushtria pakistaneze raportoi sot 23 vdekje nga radhët e saj dhe 200 në anën afgane, gjatë një operacioni hakmarrës të kryer gjatë natës nga Kabuli në kufirin e tyre të përbashkët me Afganistanin. ”Në total, 23 ushtarë pakistanezë vdiqën duke mbrojtur integritetin territorial të vendit tonë kundër këtij sulmi të egër dhe ne neutralizuam më shumë se 200 talebanë dhe terroristë të...