Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
U ekstradua një ditë më parë nga Spanja/ GJKKO lë në burg Juxhin Drazhin, pjesë e grupit të “Visit të Pojës”
Juxhin Drazhi TIRANË- Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën 'arrest me burg' për Juxhin Drazhit, anëtari i grupit kriminal të Elvis Doçit, alias "Visi i Pojës". Burime për mediat bëjnë me dije se në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, prokurori Vladimir Mara kërkoi vijimin e masës shtrënguese dhënë më herët në mungesë ndaj tij që u pranua nga togat e zeza. Drazhi i ekstradua një ditë më parë nga Spanja, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikimin e lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë. Si u arrestua Drazhi? I riu është i njohur si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës”. Ai u kap në gusht nga Garda Civile spanjolle në një vilë luksoze në Almuñécar, Granada, ku jetonte i izoluar dhe nën masa të...