Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
‘Koha për qeverisje të ndershme’/ Kryetarja e Gruas së PS shpall kandidaturën si e pavarur
Kjo është një surprizë e këtyre zgjedhjeve, duke parë angazhimin e saj partiak për PS në bashkinë e Matit. Vetë kryetarja e gruas e PS pranon se ka mbështetur reformat e ndërmarra nga Kryeministri Edi Rama dhe qeveria socialiste, sepse ato kanë pasur në qendër gruan, qytetarin, zhvillimin, njeriun punëtor dhe profesionistin e ndershëm. Në një postim në facebook, Hoti shkruan se si një bijë e Matit, ajo dëshiron që të përfaqësojë matjanët në këtë sfidë, duke premtuar se do të kontribuojë në ndërtimin e një shteti social, në forcimin e institucioneve dhe në zhvillimin ekonomik progresiv për tërë shtesat e komunitetit. Postimi i plotë Unë jam Suzana Pasha Hoti Një bijë e Matit me rrënjë me zemër dhe me përgjegjësi qytetare. Kam lindur, jetuar dhe...