EMRAT/ Kapen në flagrancë dhe arrestohen dy 21-vjeçarë me kanabis në Shkodër

EMRAT/ Kapen në flagrancë dhe arrestohen dy 21-vjeçarë me kanabis në Shkodër

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në qytetin e Shkodrës, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike të dyshuar kanabis me qëllim shitjeje. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve Aurel Shkrepaj dhe Ardian Ballza, të dy 21 vjeç dhe banues në fshatin Bardhaj, si dhe gjatë kontrollit të automjetit të tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi kanabisi, së bashku me mjetin që përdorej për këtë veprimtari kriminale. Pas përfundimit të veprimeve procedurale, të dy shtetasit u arrestuan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme.