Elbasani shpallet kampion kombëtar në ping-pong, dominon finalen ndaj Tiranës

Elbasani shpallet kampion kombëtar në ping-pong, dominon finalen ndaj Tiranës

Ekipi i Elbasanit në ping-pong është shpallur Kampion Kombëtar Ekipor për të Rritur 2025, pas një finaleje spektakolare të mbushur me emocione, pasion dhe nivel të lartë sportiv kundër FC Tiranës. Skuadra elbasanase tregoi përgatitje, shpirt gare dhe bashkëpunim perfekt në çdo ndeshje, duke u ngjitur në majën e ping-pongut shqiptar. Në garën për titull, sportistët e Elbasanit zhvilluan një performancë të shkëlqyer, duke triumfuar ndaj kundërshtarëve me vendosmëri dhe teknikë të admirueshme. Sportistët kampionë kombëtarë janë; Sadush Tosuni, Dorian Tapia, Enea Zenelhoxha dhe Marin Baholli ndërsa trajnerët: znj. Greta Kovaçi dhe z. Gëzim Tosuni, të cilët me përkushtim dhe punë të palodhur kanë udhëhequr ekipin drejt suksesit, duke e kthyer Elbasanin në një qendër të rëndësishme të këtij sporti në vend. Përveç fitores ekipore,...