Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkodër, “Shqiponjat” arrestojnë në flagrancë dy 21-vjeçarë, shitës të lëndëve narkotike
Forcat speciale “Shiponja” kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilët po qarkullonin me automjet me qëllim shitjen e lëndës narkotike kanabis. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve Aurel Shkrepaj dhe Ardian Ballza si dhe gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit: Aurel Shkrepaj dhe Ardian Ballza 21 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.” Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.