Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sylvinjo: Fitore e të gjithë kombi! Tension i madh tek kombëtarja serbe, trajneri Stojkovic jep dorëheqjen pas humbjes
Trajneri Silvinjo e konsideroi suksesin në Serbi fitore të të gjithë kombit, ndërsa ishte i rezervuar të fliste për të ardhmen e tij. Ndërsa te Serbia tensioni është i madh pas humbjes, pasi trajneri Stojkoviç dha dorëheqjen. Suksesi i rëndësishëm në Serbi nuk ishte vendimtar vetëm për Shqipërinë, si mënyrë që të mbajë gjallë ëndrrën e kualifikimit në Botëror. Po aq i rëndësishëm ishte ky triumf edhe për Silvinjon, pankina e të cilit ka qenë e lëkundur gjatë këtyre muajve për shkak të paraqitjeve jo bindëse në kualifikuese. Sido të shkojnë bisedimet në fund të eliminatoreve në muajin nëntor, Silvinjo me suksesin në Serbi ka shkruar një tjetër histori të artë në krye të stolit kuqezi dhe braziliani nuk e fshehu krenarinë për këtë gjë....