Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Financial Times: Agjencitë e inteligjencës amerikane po ndihmojnë Ukrainën në sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse
Gazeta Financial Times, shkruan se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar prej muajsh Ukrainën në realizimin e sulmeve me rreze të gjatë veprimi ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë, në kuadër të një përpjekjeje të përbashkët për të dobësuar ekonominë ruse dhe për ta detyruar presidentin Vladimir Putin të ulet në tryezën e negociatave. Sipas artikullit, ku citohen burime anonime nga autoritetet ukrainase dhe amerikane, shërbimet amerikane të inteligjencës kanë ndihmuar Kievin të godasë objektiva të rëndësishme energjetike në Rusi, përfshirë rafineri nafte që ndodhen larg vijës së parë të frontit. Që nga gushti 2025, dronët ukrainas kanë goditur të paktën 16 nga 38 rafineritë e naftës në Rusi, sipas Financial Times, duke bërë që eksportet e naftës diesel të bien në nivelet më të ulëta që...