Apartamentin me qira e kishin ktheyr në ‘fole’ prostitucioni, arretohen 2 kinezet, procedohet 3 klientët shqiptarë

Apartamentin me qira e kishin ktheyr në ‘fole’ prostitucioni, arretohen 2 kinezet, procedohet 3 klientët shqiptarë

pamje nga policia DURRËS- Dy shtetase kineze janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Durrës, në rrugën "Venecia". Apartamenti që shfrytëzohej për prostitucion është zbuluar pas 3 javësh hetime. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë klientët e tyre, tre shtetas nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, që u gjetën në apartamentin e marrë me qira nga dy shtetaset kineze. Gjatë aksionit, policia sekuestroi një tufë parash euro dhe lekë, pesë aparate celularë, nëntë karta banke të bankave të ndryshme të Republikës së Kinës dhe një bllok shënimesh. Njoftimi: Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit Finalizohet operacioni policor i koduar “STORM 8”. Operacioni u zhvillua pas 3...