“Koha për qeverisje të ndershme”/ Surprizë në Mat, kryetarja e Gruas së PS shpall kandidaturën si e pavarur

“Koha për qeverisje të ndershme”/ Surprizë në Mat, kryetarja e Gruas së PS shpall kandidaturën si e pavarur

Kryetarja e Forumit të grave socialiste në Mat, Suzana Pasha Hoti, ka shpallur kandidaturën si e pavarur për bashkinë e Matit, në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit. Kjo është një surprizë e këtyre zgjedhjeve, duke parë angazhimin e saj partiak për PS në bashkinë e Matit. Vetë kryetarja e gruas e PS pranon se ka mbështetur reformat e ndërmarra nga Kryeministri Edi Rama dhe qeveria socialiste, sepse ato kanë pasur në qendër gruan, qytetarin, zhvillimin, njeriun punëtor dhe profesionistin e ndershëm. Në një postim në facebook, Hoti shkruan se si një bijë e Matit, ajo dëshiron që të përfaqësojë matjanët në këtë sfidë, duke premtuar se do të kontribuojë në ndërtimin e një shteti social, në forcimin e...