Me celular, kokainë e kanabis në makinë – policia i prish planin 24-vjeçarit në Laç

Me celular, kokainë e kanabis në makinë – policia i prish planin 24-vjeçarit në Laç

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Kurbinit. Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi u kap me kokainë dhe kanabis, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjeje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, ndaluan për kontroll një automjet tip “Citroen” në qytetin e Laçit. Automjeti drejtohej nga shtetasi Denis Preci, 24 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë dhe kanabis. Si prova materiale, u sekuestruan: lënda narkotike, automjeti me të cilin qarkullonte i riu, si dhe një aparat celular. Pas veprimeve procedurale, shtetasi Denis Preci u arrestua në flagrancë dhe...