Zbulohet “shtëpia publike” në Durrës, arrestohen dy kineze, procedohen tre klientët

Zbulohet “shtëpia publike” në Durrës, arrestohen dy kineze, procedohen tre klientët

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament në Durrës ku ushtrohej prostitucion dhe ka arrestuar dy shtetase kineze. Pas një hetimi trejavor u finalizua operacioni policor i koduar “STORM 8” dhe si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Venecia”, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset M. Y., 41 vjeçe, dhe L. H., 48 vjeçe. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucion”, tre shtetas nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, që u gjetën në apartamentin e marrë me qira nga dy shtetaset kineze. Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetases kineze J. L., 53 vjeçe, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Policia...