Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            I shënoi Serbisë, Mitrovica dedikon muralen e parë për Rey Manajn
                            12 Tetor 2025 11:37 Telesport Rey Manaj u kthye në heroin e Kombëtares pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen ndaj Serbisë në Leskovac. E gjithë tifozeria shqiptare e ka ngritur në piedestal sulmuesin nga Lushnja, ndërsa në Mitrovicë atij i është kushtuar një murale, raporton Euronews. Në muralen e realizuar, Rey Manaj është paraqitur duke bërë simbolin e shqiponjës në stadiumin e Leskovacit. Sipër murales ndodhet flamuri shqiptar dhe flamuri “Autochthonous”, i njëjtë me atë që Ballist Morina lëshoi me dron në stadiumin e Beogradit në vitin 2014. Kujtojmë që Shqipëria fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Serbisë në ndeshjen e luajtur në Leskovac, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.