Zgjedhjet në Kosovë, voton Presidentja Vjosa Osmani: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia jonë

Zgjedhjet në Kosovë, voton Presidentja Vjosa Osmani: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia jonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar të drejtën e saj të votës në Fakultetin Teknik në Prishtinë, në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen në vend. Me këtë rast, ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në votime, duke e cilësuar këtë si një element kyç të funksionimit demokratik të shtetit. “Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi zgjedhor, aq më e fuqishme do të jetë demokracia jonë. Pres që ky proces të sjellë rezultate në interes të qytetarëve tanë”, u shpreh Osmani. /vizionplus.tv