Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Helikopteri del jashtë kontrollit, lëndohen pesë persona – skena të tmerrshme në plazh në jug të Kalifornisë
Zyrtarët thanë se pesë persona janë shtruar në spital pasi një helikopter u rrëzua në qytetin Huntington Beach të Kalifornisë Jugore. Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur helikopteri papritmas humb kontrollin në ajër dhe fillon të lëvizë në spirale, duke humbur përfundimisht lartësinë dhe duke u përplasur në një rresht palmash ndërsa pushuesit dhe plazhistët e habitur e shikojnë. Disa video që qarkullojnë në internet tregojnë helikopterin duke u rrëzuar drejt skajit të plazhit, përpara se të ngecë midis palmave dhe shkallëve të një ure për këmbësorë që kalon mbi autostradën bregdetare të Paqësorit në një vendpushim aty pranë, raporton CBS. Departamenti i Zjarrfikësve të Huntington Beach i tha Associated Press se midis të shtruarve në spital përfshihen dy persona në bordin e helikopterit, të cilët...