Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Prangosen 2 kineze në Durrës – Kishin sajuar një një apartament ku ushtrohej prostitucion
Zbulohet një apartament në Durrës ku ushtrohej prostitucion. Policia e qytetit bregdetar, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi trejavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua operacioni policor i koduar “STORM 8”. Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Venecia”, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset M. Y., 41 vjeçe, dhe L. H., 48 vjeçe, të dyja shtetase kineze. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucion”, tre shtetas nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, që...