Sulm kibernetik në Australi: Të dhënat e 5.7 milionë klientëve të Qantas u publikuan në internet

Sulm kibernetik në Australi: Të dhënat e 5.7 milionë klientëve të Qantas u publikuan në internet

Të dhënat personale të 5.7 milionë klientëve të Qantas, të vjedhura në një sulm kibernetik në korrik, janë publikuar në internet, pranoi të dielën linja ajrore australiane. "Qantas është një nga disa kompani në mbarë botën, të dhënat e së cilës janë publikuar nga kriminelët kibernetikë pas (një sulmi kibernetik ndaj linjës ajrore) në fillim të korrikut, gjatë të cilit të dhënat e klientëve u vodhën nëpërmjet një platforme të palës së tretë", tha linja ajrore në një deklaratë të cituar nga AFP.