Babai konsumonte drogë brenda shtëpisë,1-vjeçarja humbet ndjenjat dhe përfundon në intubim

Babai konsumonte drogë brenda shtëpisë,1-vjeçarja humbet ndjenjat dhe përfundon në intubim

Gjendet një fëmijë 1-vjeçar pa ndjenja në Patisia të Greqisë, ku sipas hetimeve gjendja e saj shëndetësore është rënduar, si pasojë e lëndës narkotike që babai i saj konsumonte. Vogëlushja është gjetur brenda banesës, ku jeton me të atin e saj 27-vjeçar. Uniformat blu lidhur me këtë ngjarje kanë zbuluar se babai i 1-vjeçares ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike në prani të vajzës së tij. Policia tashmë e ka arrestuar këtë shtetas dhe fëmija ndodhet në intubim.     Fatkeqësisht, 1-vjeçarja po lufton për jetën pas dëmtimeve nga lënda narkotike.