Triumfi në Serbi, Rama ndan foton e djemve të Kombëtares duke festuar: Me zemrën plot…

Triumfi në Serbi, Rama ndan foton e djemve të Kombëtares duke festuar: Me zemrën plot…

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi të shtunën 0-1 në Serbi për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 dhe është më pranë zonës play-off, që të lejon të garosh për një vend në fazën finale të eventit i cili verën që vjen do zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm një foto të futbollistëve të Kombëtares, duke festuar në dhomat e zhveshjes triumfin ndaj Serbisë. “Me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj një të diel të qeshur”, shkruan Rama. Fitorja e Kombëtares 0-1 në Serbi u kthye në një “festë kombëtare” në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë në diasporë. Goli i Manajt i dha tri pikë tanëve në garën për...