Aksident pranë mbikalimit të Patokut, vetura përplaset me urbanin, plagosen dy persona (Video)

Aksident pranë mbikalimit të Patokut, vetura përplaset me urbanin, plagosen dy persona (Video)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Patokut, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, fatmirësisisht jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhu në aksin Laç-Milot, ku një autoveturë është përplasur me një urban. Fatmiresisht nga pasagjerët e autobusit nuk ka patur të lënduar, ndërsa të plagosurit në autoveturë janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Traumës.     Në vendngjarje ndodhet dhe policia e qarkullimit ndërsa pritet dhe grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.