Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Aksident pranë mbikalimit të Patokut, makina godet autobusin, plagosen dy persona
Një aksident është regjistruar pranë mbikalimit të Patokut ku si pasojë janë plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotshëm, ne aksin Laç -Milot një autoveturë godet një autobus duke sjellë plagosjen e dy personave. Fatmirësisht nga pasagjerët e autobusit nuk ka patur të lënduar, ndërsa të plagosurit në autoveturë janë dërguar me autoambulancë në spitalin e traumës. Në vendngjarje ka mbërritur policia e qarkullimit pritet dhe grupi hetimor për zbardhjen e aksidentit.