Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqiptarët e gdhijnë në festë, presin Kombëtaren në Rinas pas fitores në Serbi
Pas orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, Kombëtarja mbërriti në Rinas. Fitorja e Kombëtares 0-1 në Serbi është kthyer në një ‘festë kombëtare’ në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë në diasporë. Goli i Manajt i dha tri pikë tanëve në garën për në Botërorin 2026, duke lënë pas Serbinë. Pas ndeshjes mijëra tifozë kanë dalë në rrugë dhe kanë festuar me ngjyrat kuqezi. Një pjesë e tifozëve kanë udhëtuar drejt aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas për të pritur ekipin. Delegacioni kuqezi u rikthye në Tiranë pak pas orës 03:00 të mëngjesit të të dielës. Tanimë Kombëtarja do vijojë përgatitjet për miqësoren e datës 14 tetor kundër Jordanisë, e cila luhet në ‘Air Albania’.