Rama uron Kombëtaren: “Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi!”

Rama uron Kombëtaren: “Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi!”

Pas një performance të shkëlqyer të Kombëtares shqiptare, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi urimi, duke përshëndetur fitoren emocionuese të kuqezinjve. “Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi🦅”, shkroi Rama në rrjetet sociale, duke e shoqëruar mesazhin me hashtagun #ForcaSHQIPËRI Kombëtarja tregoi vendosmëri dhe pasion në fushë, duke i dhënë shqiptarëve një moment krenarie të veçantë. Urimi i Ramës vjen si një mbështetje për ekipin, që vazhdon të luftojë me shpirt për ngjyrat kuqezi.