“Sot është një ditë e bukur për të folur për futboll”, Silvinjo: Një fitore për të gjithë vendin, Shqipëria nuk ka qënë kurrë në një moment të tillë

“Sot është një ditë e bukur për të folur për futboll”, Silvinjo: Një fitore për të gjithë vendin, Shqipëria nuk ka qënë kurrë në një moment të tillë

Shqipëria shkruan historinë. Kuqezinjtë bëhet Zot në atë që ishte edhe stadiumi më fatsjellës i Serbisë. Rei Manaj shënoi një gol spektakolar në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke shtangur vendasit. Dhe sigurisht, nuk mund të mungonte festa me shqiponjë. Një festë që vazhdoi edhe në fund të ndeshjes, teksa rezultati 0-1 mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Tashmë Shqipëria shkon një hap larg ëndrrës Kupa e Botës 2026, duke mbajtur vendin e dytë në grup. Më poshtë mund të lexoni intervistat e lojtarëve për “Super Sport”-in pas përfundimit të ndeshjes. Silvinjo: “Trë pikë janë shumë të mirë, nuk ka rëndësi me sa gola. Sot është një ditë e bukur për të folur për futboll. Punohet vazhdimisht me lojtarët,...