Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Unë jam gati edhe të vdes në fushë për Kombëtaren”, Uzuni tregon shpirtin e sakrificës: Do të luaja edhe mbrojtës i majtë
Shqipëria shkruan historinë. Kuqezinjtë bëhet Zot në atë që ishte edhe stadiumi më fatsjellës i Serbisë. Rei Manaj shënoi një gol spektakolar në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke shtangur vendasit. Dhe sigurisht, nuk mund të mungonte festa me shqiponjë. Një festë që vazhdoi edhe në fund të ndeshjes, teksa rezultati 0-1 mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Tashmë Shqipëria shkon një hap larg ëndrrës Kupa e Botës 2026, duke mbajtur vendin e dytë në grup. Më poshtë mund të lexoni intervistat e lojtarëve për “Super Sport”-in pas përfundimit të ndeshjes. Uzuni: “Në momentin kur thërritesh në ekipin kombëtar jem gjithçka. Për ekipin kombëtar jam i gatshëm edhe të vdes në fushë. Luaj dhe sakrifikoj për ekipin kombëtar. Nuk...