Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“11 vite për ta fituar këtë ndeshje”, Hysaj pas fitores në Serbi: E tregoi gjithë festimi i Manjt, jemi një grup
Shqipëria shkruan historinë. Kuqezinjtë bëhet Zot në atë që ishte edhe stadiumi më fatsjellës i Serbisë. Rei Manaj shënoi një gol spektakolar në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke shtangur vendasit. Dhe sigurisht, nuk mund të mungonte festa me shqiponjë. Një festë që vazhdoi edhe në fund të ndeshjes, teksa rezultati 0-1 mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Tashmë Shqipëria shkon një hap larg ëndrrës Kupa e Botës 2026, duke mbajtur vendin e dytë në grup. Më poshtë mund të lexoni intervistat e lojtarëve për “Super Sport”-in pas përfundimit të ndeshjes. Hysaj: “11 vite për ta fituar këtë ndeshje. Është e vërtetë që kemi gabuar dy ndeshje, të cilat po të mos i kishim gabuar, do të kishim festuar...