KUALIFIKUESET: Spanja dhe Italia fitojnë pa probleme, Portugalia shpëton në fund. Turqia luan tenis në Bullgari

KUALIFIKUESET: Spanja dhe Italia fitojnë pa probleme, Portugalia shpëton në fund. Turqia luan tenis në Bullgari

Përveç Serbi-Shqipëri, ku kuqezinjtë morën një fitore historike 0-1 në Leskovac, sonte u luajtën edhe 4 ndeshje të tjera kualifikuese. Në Tallinn, Italia fitoi 1-3 në transfertë ndaj Italisë. Për “Axurrët” shënoi Moise Kean në minutën e 4-të, pas një asisti të shkëlqyer nga Dimarco. Sulmuesi i Fiorentinës ishte i pafat, pasi u dëmtua në minutën e 15-të dhe në vendin e tij u fut Francesco Pio Esposito. Në minutën e 30-të, Mateo Retegui humb shansin e artë për të dyfishuar shifrat, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Por, sulmuesi korrigjoi gabimin pak minuta më pas dhe dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Orsolini. Esposito shënoi golin e tretë në minutën e 74-të, pas asistit të Spinazzola. Për vendasit shënoi golin e...