Foto e rrallë e Kel Marubit me gruan e tij

Foto e rrallë e Kel Marubit me gruan e tij

Fotoja mban diçiturën “Kel Marubi me grue në studio” dhe është shkrepur në studion e tij. Që fëmijë, Mikel Kodheli, me emrin e artit Kel Marubi, punoi si ndihmës në studion e Pietro Marubbi-t bashkë me vëllanë e madh Matinë. Ashtu si i vëllai rreth vitit 1885 edhe ky dërgohet nga mjeshtri për rreth dy vjet të mësojë mbi fotografinë e proceset e saj në Trieste tek studioja e Guglielmo Sebastianutti-t. Mbas vdekjes së mjeshtrit (1903), ai trashëgon studion dhe mjeshtërinë e fotografisë, e për nder të mjeshtrit mban edhe mbiemrin e tij. Që në rini, ai përfshihet në lëvizjet për pavarësinë e vendit, gjë që shkaktoi burgosjen e tij disa herë nga autoritetet turke për propagandë patriotike. Më 1908 në shtëpinë e tij themelohet...