Agim Spahiu: Është tepër e gjatë e diela pa ty…

Agim Spahiu: Është tepër e gjatë e diela pa ty…

Është tepër e gjatë e diela pa ty!S’kam ku ta çoj, s’kam si ta përgjysmoj,më mundojnë orët, më rëndojnë orët,dua t’i ndaj dhe s’i ndaj dot,dua t’i fal dhe s’i fal dot!Janë vetëm të miat orëte të dielës së tretë të marsit,vetëm imja është krejt e diela …E përqafoj,e përkëdhel,e pushtoj me ajër, bar e gjeth, me zogje thirrje.Ah, veç ti mungon, e dashura ime!Dhe është një ditë marsi mahnitëse,si fytyra jote – tmerrësisht tronditëse,një ditë që të pushton si krahët e tu,një ditë që të thërmon si sytë e tu,një ditë që të trishton po të jesh vetëm.Vetëm,po të jesh vetëm …Me dëshirë do të vdesësh po të jeshvetëm.Pa ty është tepër e gjatë e diela,s’kam ku ta çoj, s’kam si ta përgjysmoj…As për...