Incident me armë në qendër të Prishtinës, po ndiqnin ndeshjen e Kombëtares dhe…

Incident me armë në qendër të Prishtinës, po ndiqnin ndeshjen e Kombëtares dhe…

Një incident me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës, aty ku po ndiqet ndeshja Serbi-Shqipëri. Pas golit të Rei Manajt, një person ka shkrepur armën në ajër. Pas kësaj ai është vënë në pranga menjëherë nga policia. Në stadiumin ‘Duboçica’ të Leskovacit kombëtarja shqiptare e mbylli 0-1 pjesën e parë kundër Serbisë, me golin e Rey Manajt. Dueli është si një ‘finale’ për dy skuadrat, kjo pasi një fitore të afron me vendin e dytë që të dërgon në play-off.