Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Fan Noli i dha gjuhën Kishës, Anastasi e ringriti! Familja, paqja, bashkëjetesa misioni im
Nga Imzot Joan Pelushi Tiranë, 29 Mars, 2025- Atij që na deshi, edhe që na lau nga mëkatet tona me gjakun e tij, edhe që na bëri mbretër dhe priftërinj të Perëndisë dhe Atit të tij, atij i qoftë lavdia dhe pushteti në jetë të jetëve (Zb. 1:6). Do të falenderoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemrën time, edhe do ta lavdëroj emrin tënd përjetë. Se e madhe është mëshira jote ndaj meje. (Ps. 85. 12-13) I Me këto fjalë të Shkrimit të Shenjtë dua të shpreh falënderimin tim të thellë ndaj Perëndisë për të gjitha të mirat që ka bërë për mua dhe për Kishën tonë. Falënderimi ndaj Perëndisë përfshin, gjithashtu, edhe të gjithë ata njerëz me anë të cilave Perëndia i bëri...