Shkrepi armën gjatë festimeve pas golit të Rei Manajt, arrestohet tifozi në Prishtinë

Shkrepi armën gjatë festimeve pas golit të Rei Manajt, arrestohet tifozi në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një tifoz të Kombëtares shqiptare në Prishtinë, pas një incidenti të ndodhur gjatë festimeve për golin e Rei Manajt ndaj Serbisë. Sipas informacioneve, tifozit iu vunë prangat pasi qëlloi me armë zjarri në ajër në shenjë feste, duke rrezikuar sigurinë publike. Ngjarja ndodhi në një nga sheshet e kryeqytetit, ku qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë që po luhet në Leskovac. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka sekuestruar armën e përdorur. Ndaj të arrestuarit janë nisur hetimet për posedim dhe përdorim të paligjshëm të armëve. Sheshet në Prishtinë dhe Tiranë janë veshur kuqezi, ndërsa atmosfera e ndezur e tifozëve ka qenë e pranishme gjatë gjithë ditës. Autoritetet kanë bërë thirrje për festime të...