Tiranës pritet t’i shtohen edhe 192 mijë m² zyra të reja nga kullat 100-katëshe

Tiranës pritet t’i shtohen edhe 192 mijë m² zyra të reja nga kullat 100-katëshe

Në Tiranë pritet të pasurohet ndjeshëm oferta për ambiente zyrash, falë projekteve të reja që parashikojnë ndërtimin e kullave nga 40 deri në 100 kate, si dhe zhvillimeve të tjera të mëdha urbane.Sipas Stela Dhamit nga “Colliers Albania”, këto projekte pritet të ushtrojnë një presion në rritje mbi çmimet e qirave, por efekti i tyre do të varet nga ritmi me të cilin hapësirat e reja do të hyjnë realisht në treg.Meqenëse ndërtimi dhe vënia në funksion e këtyre ambienteve kërkon kohë, ndikimi në treg mund të shtrihet në një periudhë afatgjatë.“Tirana e ka konsoliduar veten si një qendër për zhvillime të mëdha me përdorim të përzier. Rreth 192,338 m², hapësira zyrash janë në proces ndërtimi, me projekte të rëndësishme si ‘Book Building’, ‘T’Rock’, Bulevardi...