Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Gaza e kthyer në gërmadhe dhe ‘lumi’ i palestinezëve që rikthehen!
Pamjet e publikuara nga agjencitë ndërkombëtare zbulojnë shkallën e shkatërrimit në Qytetin e Gazës, ndërsa mijëra palestinezë, rreth 500,000 që nga e premtja, rikthehen në enklavën veriore, pas javësh të tëra bombardimesh dhe luftimesh të ashpra. Videot tregojnë lagje të tëra të kthyera në rrënoja, me ndërtesa të shkatërruara, automjete të djegura dhe rrugë të mbushura me mbeturina. Banorët, shumë prej të cilëve u zhvendosën nga shtëpitë e tyre gjatë operacioneve, po kthehen me ngurrim për të kërkuar të mbijetuar, ose për të parë nëse shtëpitë e tyre janë ende në këmbë. Shumë prej tyre mbajnë fëmijë të vegjël, ose pak sende që kanë arritur të shpëtojnë. Israel’s bombardment of Gaza has left large swathes of the Strip in ruins, including parts of Gaza...