Nis ndeshja e Kombëtares me Serbinë, tifozët kuqezi “ndezin” atmosferën në kryeqytet

Nis ndeshja e Kombëtares me Serbinë, tifozët kuqezi “ndezin” atmosferën në kryeqytet

Tifozët e Kombëtares shqiptare kanë ‘ndezur’ atmosferën në Tiranë, teksa ka nisur të luhet ndeshja kundër Serbisë. Në stadium janë kënduar himnet e dy vendeve, pak minuta më parë. Në pamundësi për të ndjekur sfidën nga afër, tifozët kuqezi janë mbledhur në kryeqytet, teksa kanë krijuar një atmosferë elektrizuese. Në sheshet e Tiranës nuk kanë munguar flamujt kuqezi, këngët dhe vallet me motive kryesisht patriotike. Kujtojmë se sfida e sotme Serbi-Shqipëri është vendimtare për fatet e kualifikimit në botëror. Ndeshja për llogari të kualifikueseve të Botërorit po luhet në Leskovac, një qytet në Serbi ku ka edhe shumë popullsi shqiptare.