Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pogradeci mund Dinamon pas një maratone, Tirana përfiton dhe merr kreun e Superligës
Është luajtur sot java e 5-të e Superligës në volejboll për femra, ku spikat fitorja 3-2 e Pogradecit ndaj Dinamos (22-25, 25-23, 22-25, 30-28, 21-19). Një ndeshje që ishte një maratonë e vertetë, që zgjati mbi dy orë, me të dyja skuadrat që dueluan fort. Dy herë blutë kaluan në epërsi e po dy herë u arritën nga pogradecaret, që në fund morën një fitore të vështirë, duke qëndruar të pamposhtura në kampionat, ashtu sikurse edhe bardheblutë, që ngjiten në krye. Një fitore të lehtë korri skuadra e Tiranës, që në “Fahrie Hoti” mundi 3-0 Vllazninë (25-10, 25-11, 25-12). Mikeshat nga Shkodra për asnjë moment nuk arritën të rivalizojnë, duke e kthyer në një stërvitore këtë sfidë për bardheblutë. Pa problem fiton edhe Partizani, që...