Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Letra anonime që alarmoi Parisin: Mos e hapni Katedralen Notre-Dame, do ketë masakër
Pas disa pakove të dyshimta të dërguara më herët drejt personaliteteve publike në Francë, një tjetër incident ka alarmuar autoritetet në Paris. Një letër anonime u zbulua të premten pasdite brenda Katedrales së famshme Notre-Dame, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve. Letra u gjet pranë vendit ku vendosen qirinjtë, dhe përmbante një mesazh të daktilografuar me përmbajtje alarmante. “Mos e hapni katedralen më 11 dhe 12 tetor. Do të ketë vizitorë të huaj që, me ndihmën e të tjerëve, kanë fshehur thika brenda katedrales gjatë ditëve të fundit. Do të ndodhë një masakër. Ju lutem, mos e hapni katedralen.”, raporton Le Parisien. Menjëherë pas zbulimit, punonjësi i dioqezës njoftoi ekipin e sigurisë së objektit. Në atë moment, në katedrale ndodheshin turistë,...